Sky: Mourinho i irrituar pas humbjes së Romës, Abraham dështoi para syve të Southgate

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 20:17
Sky: Mourinho i irrituar pas humbjes së Romës, Abraham dështoi para syve të Southgate

Sky Sport Italia ka treguar që Jose Mourinho ju ka thënë lojtarëve të tij mbrëmë pas humbjes 4-0 nga Udinese, duke veçuar këtu Tammy Abraham “si dështim” të ndeshjes, i cili u përcoll nga trajneri i Anglisë në stadium, Gareth Southgate

Trajneri i Tre Luanëve ishte në tribuna të Dacia Arena për ta monitoruar sulmuesin anglez, teksa Giallorossi u shkatërruan mbrëmë.

Abraham nuk e gjeti golin dhe mandej edhe u lëndua, për shkallën e të cilit do të merret vendim ditët e ardhshme. Megjithatë, ish ylli i Chelsea do të jetë gati për ndeshjen e radhës së Serie A kundër Empolit. Së paku, kjo është ajo çfarë shpreson Mourinho, pasi që Andrea Belotti nuk është tërësisht gati, derisa Eldor Shomurodov nuk është në planet e Special One.

Mourinho raportohet t’i këtë thënë lojtarëve të tij sot që ai pret një qasje ndryshe në ndeshjen e ardhshme kundër Ludogorets në Ligën e Europës.

Trajneri portugez nuk është i lumtur me pothuajse asgjë nga ajo që treguan lojtarët e tij kundër Udines, kryesisht është i irrituar me pranimin e dy golave të fundit brenda shtatë minutave. Mourinho dëshiron të shikoj përmirësime në terma të formës mentale dhe fizike duke filluar që nga ndeshja hapëse në Ligën e Europës këtë të enjte. 

(Kosova Sot Online)