Pjanic po largohet nga Barcelona, marrëveshja me klubin e ri afër finalizimit

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 10:15
Pjanic po largohet nga Barcelona, marrëveshja me klubin e ri afër finalizimit

Miralem Pjanic raportohet se do të largohet nga Barcelona. Pavarësisht se mesfushori boshnjak nuk u largua në afatin e verës, ai pritet që të largohet gjatë ditëve në vazhdim. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Pjanic ka marrë një ofertë nga Sharjah FC. Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe i ka ofruar mesfushorit të Barcelonës kontratë 3-vjeçare. Klubi katalunas thuhet se është i gatshëm për ta lejuar largimin e tij, nëse ai pranon të largohet.

Ish-mesfushori i Romës dhe Juventusit ka planifikuar udhëtim e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të diskutuar detajet perfundimtare me Sharjah FC, në mënyrë që pastaj t’i bashkohet këtij klubi. Romano ka zbuluar se ka një marrëveshje në parim mes palëve, e cila parashihet që të mbyllet zyrtarisht.

Largimi i 32-vjeçarit do t’i hapte rrugë Barcelonës për t’i ofruar kontratën e re Gavit. 

(Kosova Sot Online )