Mbappe flet për “problemet” dhe raportin e tij me Neymarin

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 10:20
Mbappe flet për “problemet” dhe raportin e tij me Neymarin

Kylian Mbappe ka thënë se raporti i tij me Neymarin bazohet në respekt.

Për dyshen është raportuar shpeshherë se ka tensione mes tyre, teksa ata vazhdojnë të luajnë së bashku te Paris Saint-Germaini, Pas ndeshjes kundër Montpellierit (5-2) në muajin gusht, braziliani shprehu pakënaqësinë e tij për faktin se francezi është kthyer në ekzekutuesin e parë të penalltive.

Përveç kësaj, ka pasur raportime se Mbappe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta shesin Neymarin.

Megjithatë, problemet mes futbollistëve thuhet se u mbyllen pas një takimi të tyre me drejtorin e klubit, Luis Campos. Mbappe ka folur së fundi për raportet e tij me Neymarin, teksa tha se ka respekt për brazilianin.

“Luajmë së bashku që gjashtë vjet. Raporti ynë ka qenë gjithmonë i bazuar në respekt. Vetëm se ndonjëherë bëhet më i ngrohtë, ndonjëherë bëhet më i ftohtë. Kjo është natyra e raportit tonë. Unë kam shumë respekt për të”, tha sulmuesi 23-vjeçar. “Mund të ketë fërkime midis dy lojtarëve me karaktere kaq të forta. Por, në një mënyrë apo tjetër, ne gjithmonë e respektojmë njëri-tjetrin dhe mendojmë për interesin e PSG-së”, shtoi Mbappe. 

(Kosova Sot Online )