Kalimi i Costas te Wolvesi në dyshim, refuzohet kërkesa për leje të punës

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 15:58
Kalimi i Costas te Wolvesi në dyshim, refuzohet kërkesa për leje të punës

Wolvesi raportohet se ka dështuar në përpjekjen e parë për të siguruar shërbimet e Diego Costas. “The Athletic” ka raportuar se deri te dështimi erdhi pasi klubi anglez nuk arriti të sigurojë lejen e punës për ish-sulmuesin e Chelseat. Të dielën në mbrëmje, Wolvesi po përpiqej të nënshkruante me Costan, si zëvendësues të Sasa Kaljdzicit, i cili ka pësuar lëndim të rëndë dhe do të mbetet jashtë për një kohë të gjatë. Është planifikuar që 33-vjeçari t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të martë dhe pastaj të zyrtarizohet te “Ujqit”.

Megjithatë, “The Athletic” ka raportuar se kjo lëvizje tani është në dyshim për të ndodhur pas kërkesa e Wolvesit për ta pajisur lojtarin me leje pune është refuzuar. Tani, klubi thuhet se është duke e apeluar vendimin, teksa mbetet të shihet në vazhdim nëse do të sigurojë lejen, me të cilën pastaj mund edhe ta mbyllë transferimin e Costas. Nëse gjithçka shkon mirë, Diego Costa në “Molineux Stadium” do të kalojë si lojtar i lirë.

(Kosova Sot Online )