Pogba thyen heshtjen dhe flet për gjendjen e tij shëndetësore

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 22:23
Pogba thyen heshtjen dhe flet për gjendjen e tij shëndetësore

Paul Pogba po kalon kohë të vështira. Mes një konflikti me vëllain e tij dhe rikthimit që e detyroi të bënte një operacion në gju, lojtari i Juventusit nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Tani e tutje pret të dijë nëse do të ketë mundësi apo jo të luaj në Botëror me skuadrën e Francës. Ndërkohë që pret lajmin, ai dërgoi një mesazh.

“Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj që të gjithë të jeni mirë. Jam mirë, operacioni shkoi shumë mirë. Do të shërohemi, do të kthehemi shumë shpejt. Doja t'ju falënderoja të gjithëve për mesazhet, mbështetjen tuaj. Dije që mendërisht është në rregull me gjithë shqetësimet, pavarësisht dëmtimit dhe problemeve të tjera. Ne e mbajmë kokën lart, nuk jemi kurrë vetëm. Ne do të ecim përpara. Në çdo rast, një falenderim i madh për të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Ne gjithmonë buzëqeshim ”, ka postuar Pogba në rrejtet sociale.

(Kosova Sot Online)