Formacionet e mundshme: Barcelona synon vetëm fitoren ndaj Plzen

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 09:08
Formacionet e mundshme: Barcelona synon vetëm fitoren ndaj Plzen

Barcelona e nisë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me përballjen ndaj Viktoria Plzenin në kuadër të fazës së grupeve.

Ndeshja që fillon nga ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Camp Nou”.

Për këtë ndeshjes, katalunasit kanë lënë pas vetës vetëm dy transferimet e fundit, Hector Bellerin dhe Marcos Alonson. Derisa pjesa tjetër është e gatshme.

Në anën tjetër, Viktoria Plzeni nuk do të ketë asnjë mungesë dhe do të synojë ta befasojë klubin e La Ligës.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen, Kounde, Araujo, Garcia, Balde, Pedri, De Jong, Gavi, Raphinha, Dembele, Lewandowski.

Viktoria Plzen: Stanek, Jemelka, Pernica, Hejda, Holik, Bucha, Kalvach, Mosquera, Sykora, Kopic, Chory. 

(Kosova Sot Online )