Zyrtare: Valon Berisha huazohet në Australi

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 09:32
Zyrtare: Valon Berisha huazohet në Australi

Tashmë është edhe zyrtare. Valon Berisha do të luajë në Australi te Melbourne për sezonin 2022/23.

Kjo u konfirmua edhe nga vet klubi australian përmes një komunikate për media.

Mesfushori kosovar do ta kalojë sezonin aktual në Australi, ku më pas do të rikthehet te Reims.

Në Francë, ai ra në ekipin e rezervave, duke e humbur pozitën që kishte në ekipin e parë.

(Kosova Sot Online )