Tuchel i kërkoi më shumë kohë, zbulohet biseda 10-minutëshe mes tij dhe pronarit të Chelseat

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 17:00
Tuchel i kërkoi më shumë kohë, zbulohet biseda 10-minutëshe mes tij dhe pronarit të Chelseat

Thomas Tuchel u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat paraditen e sotme.

Lajmi erdhi krejt papritur, ndërsa klubi nisi punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sun Sport ka zbuluar prapaskenat e shkarkimit të trajnerit gjerman.

Sipas tyre, Todd Boehly, pronari i Chelseat e shkarkoi Tuchelin në një bisedë telefonike 10-minutëshe.

Tuchel kërkoi nga ai më shumë kohë për të rregulluar gjërat, por i ishte thënë se nuk ka më kohë.

Ai ishte i shokuar nga ky njoftim.

(Kosova Sot Online)