Arsenali, klubi i vetëm futbollistik që u ftua në pallat nga Mbretëresha Elizabeth

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 09:18
Arsenali, klubi i vetëm futbollistik që u ftua në pallat nga Mbretëresha Elizabeth

Dje u njoftua se Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta. Pas 70 vitesh në fron, Mbretëresha e Anglisë u nda nga jeta të enjten më 8 shtator.Në kohën kur u njoftua vdekja e saj, skuadra angleze, Arsenal ishte gati të fillonte ndeshjen në udhëtim në Ligën e Evropës ndaj Zurich. Me ndeshjen që u zhvillua në Zvicër, nuk kishte gjasa që ajo të anulohej.

Në vend të kësaj, dy ekipet mbajtën një minutë heshtje para nisjes së duelit. Besohet se Mbretëresha Elizabeth ishte tifoze e Arsenalit, madje kishte ftuar klubin në pallat në vitin 2007. Cesc Fabregas zbuloi se ajo i tha që ishte fanse e ekipit londinez. Arsenali ishte ekipi i vetëm që u takua me Mbretëreshën.

(Kosova Sot Online )