Ronaldo reagon pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 13:15
Ronaldo reagon pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth II vdiq dje në moshën 96 vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u komentua edhe nga shumë fytyra të njohura të sportit, e sidomos të futbollit. I fundit që reagoi është Cristiano Ronaldo, i cili postoi në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Shtatë vitet e karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të 8-të që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj, dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik. I kushtoj respekt kujtimit të saj dhe e vajtoj këtë të humbje të pazëvendësueshme me vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore”, shkroi Ronaldo.

(Kosova Sot Online )