Fundi i moralit politik vjen kur edhe turpi shndërrohet në njerzillëk!

Fundi i moralit politik vjen kur edhe turpi shndërrohet në njerzillëk!
Fundi i moralit politik vjen kur edhe turpi shndërrohet në njerzillëk!

Skender Mulliqi

  • 09 September 2022 - 13:02

Shkruan: ANALISTI – Skënder Mulliqi

“Turpi” është paraqitje normale kur njeriu bën një vepër të keqe, ose fletë diçka që e turpëron para tjerëve atë. Ngapak apo bukur shumë turpi është shndërruar në njerëzi, e sidomos tek njerëzit e politikës në Kosovë. Turpi më shumë është ndjesi e fëmijëve , kur ata fshihen pas nënës ose babait të tyre. Është keq kur disa njerëz mbeten të turpëruar gjithë jetën. E mbajnë si barrë të rëndë mbi supe, apo atyre iu është bërë edhe njerëzi.

-Është mirë kur ndjehesh I turpëruar për ndonjë veprim të keq, dhe atë nuk e përsëritë. Disa njerëz ndihen të turpëruar nëse janë të varfër. Turp është më qenë kriminelë, turp dhe turpëruese është më qenë hajn i shtetit, keqpërdorues , zhvatës dhe banditë i veshur më petkun e politikës. Me këtë fjalë apo më shumë fjalë të cilat kanë konotacion të keq, nuk po i gjejmë shumë në fjalorin tonë. Ndryshe është kur njeriu ndihet i turpëruar, e krejt ndryshe është kur dikush tenton më turpëruar dikë me çdo kusht. Njeriu i ndershëm turpërohet kur dikë e sheh që po bën vepra të këqija. Më së keqi është kur turpërohesh pse në krye të shtetit kemi dikë të paditur, hajn dhe më predispozita kriminale të veprimit apo bashkëveprimeve.

Amerikanët janë ndier të turpëruar për aferat jo të mira të presidenteve të tyre. Kohën e fundit ata janë ndier të turpëruar më veprimin e presidentit Donal Tramp , më atë çka bëri në Kapitol Hil pas humbjes nga demokrati, Joe Biden. Gjermanët edhe sot ndihen të turpëruar me veprimet naziste të , Adolf Hitlerit. Ata që nuk bëjnë vepra të këqija në jetë dhe nuk e dëmtojnë askënd, dhe as shtetin dhe kombin e tyre, nuk kanë çka të ndihen të turpëruar, së janë vepra që i kanë bërë të tjerët .Në Kosovë nuk mori kush përgjegjësi dhe as nuk u turpërua për veprimet kriminale.

Mos marrja e përgjegjësisë morale është turp. P,sh, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime të Luftës , nuk e dënojë Serbinë për gjenocid, duke mos i cilësuar vrasjet në masë të gjerë si vepra gjenocidiale, e ka pasur fakte të tilla më bollëk. Asnjë serb apo ata numërohen në gishta të dorës , nuk u distancuan nga vrasjet e shqiptarëve. Nuk u turpërua dhe as që po turpërohet as Kisha Ortodokse Serbe , e cila e kanë lënë moti rrugën e Zotit, duke u bërë bashkëfajtorja më e madhe për krime më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

Nga turpi sado pak njeriu mund t shpërlahet, kur ballafaqohet më te. Për ata të cilët bëjnë vepra të mbrapshta, gati gjithmonë fajtor janë të tjerët. Kush turpërohet për krimet e komunizmit?Ata të cilët nuk janë komunist Kush i turpërohet nazizmit. Ata që nuk janë racistë. Kush turpërohet për krimet serbe të luftës? Ata që nuk janë serb. Kush turpërohet për veprimet e një klase grabitqare 20 vjeçare politike në Kosovë?Ata të cilët i sollën në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".