Rikthehet basketbolli, kjo është kryendeshja e xhiros së parë

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 13:55
Rikthehet basketbolli, kjo është kryendeshja e xhiros së parë

Fundjava e dytë i shtatorit sjellë edicionin e ri të Superligës në basketboll.

Në xhiron e parë do të kemi ndeshje tejet interesante. Një e tillë do të zhvillohet në kryeqytet, aty ku takohen Sigal Prishtina e Peja.

Të dy ekipet këtë edicion të ri kanë pësuar ndryshime të mëdha, e padyshim ndër to është Dardan Berisha, i cili la Pejën për Prishtinën.

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli do të luaj në udhëtim te Rahoveci. Po ashtu edhe suharekasit kanë pësuar ndryshime nga edicioni i kaluar, janë larguar Erjon Kastrati e Mikaele Tmusic në drejtim të Trepçës.

As Rahoveci nuk ka ndenjur duar kryq, duke u organizuar për këtë stinor dhe duke synuar paraqitje të mira.

Nën kampionia dhe njëherësh fituesja e Kupës, Trepça luftën për titull e nis në palestrën “Minatori” përballë një rivali të vështirë, siç është Ponte Prizreni.

Mitrovicasit ishin skuadra më aktive gjatë verës, duke sjellë shumë basketbollistë cilësor, si vendor, po ashtu edhe të huaj. Në anën tjetër, prizrenasit humbën Arti Hajdarin, një ndër lojtarët kryesor të ekipit.

Përballja e fundit e xhiros, ajo mes Bashkimit e Vëllaznimit. Prizrenasit janë riorganizuar për këtë stinor, teksa gjakovarët rikthehen në elitë, pas një viti në Ligën e Parë.

(Kosova Sot Online )