UEFA shkruan për suksesin e Ballkanit në debutim në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 09 September 2022 - 16:33
UEFA shkruan për suksesin e Ballkanit në debutim në Ligën e Konferencës

Suksesi i Ballkanit në xhiron e parë të Ligës së Konferencës, ku barazoi me Clujin e Rumanisë, nuk ka kaluar edhe pa vëmendjen e UEFA-s.

Faqja zyrtare e UEFA-së e ka përmendur në një paragraf të quajtur “Best off the rest” edhe kampionin e Kosovës.

Në përshkrimin që ia ka UEFA, thuhet se Ballkani si debutues ishte shumë afër të arrijë fitore historike në debutim.

“Ekipi kosovar, Ballkani, në sezonin debutues në gara evropiane, ishte shumë afër të arrijë fitore historike ndaj ekipit rumun CFR Cluj, falë golit historik të Armend Thaqit, por u ndalën nga goli me kokë i Yuri Matiasit në kohën shtesë”, shkruhet në faqen e UEFA-s.

Ballkani është pjese e Grupit G, ku bëjnë pjesë përveç Clujit edhe Sivasspori dhe Slavia Praga.

Të dy ndeshjet e këtij grupi janë mbyllur baras, dhe të katër skuadrat kanë nga një pikë.

Në xhiron e dytë Ballkani udhëton drejt Pragës, ku takohet me Slavian më 15 shtator nga ora 18:45.

(Kosova Sot Online )