
Lexoni edhe:
Prokurorët e gjyqtarët e thyen betimin në Kushtetutë, për interesin e xhepit të tyre filluan bashkëjetesën me krimin!
Arsenali raportohet se po planifikon transferimin e Alejandro Grimaldos, i njohur edhe si Alex Grimaldo. Sipas “Daily Mirror”, klubi nga Londra po kërkon që transferimi i 26-vjeçarit të realizohet në afatin kalimtar të dimrit.
Mikel Arteta aktualisht ka Tierneyn dhe Zinchenkon si opsione në krahun e majtë të mbrojtjes – duke mos harruar Nuno Tavares, i cili është duke luajtur si i huazuar te Marseille.
Megjithatë, shkathtësitë e Grimaldos thuhet se mund të tërheqin Artetan për të synuar transferimin e tij.
Alex Grimaldo
Pozita natyrale e Grimaldos është ajo e mbrojtësit të krahut të majtë, por së fundi ai ka zënë vend edhe në mesfushën e Benficas. Dhe, Arsenali pikërisht me këtë zonë përballet shpeshherë me probleme.
Megjithatë, transferimi i spanjollit te “Topçinjtë” nuk duket të jetë lehtë i realizueshëm, pasi për të interesim kanë shfaqur edhe Juventusi e Newcastle United.
Për të interesim thuhet se ka shfaqur edhe ish-klubi i tij i dikurshëm, Barcelona.
Në anën tjetër, Benfica mendohet se është e gatshme të pranojë një ofertë prej 10 milionë eurosh për t’u ndarë me Grimaldon në janarin e vitit të ardhshëm – pasi mund ta humbin me parametra zero në verën e vitit 2023, kur edhe i skadon kontrata.
(Kosova Sot Online )