Casillas zgjedh 5 portierët më të mirë në botë

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 08:49
Casillas zgjedh 5 portierët më të mirë në botë

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, ka zgjedhur pesë portierët, që sipas tij, janë më të mirët në botë aktualisht. Ish-portieri i Real Madridit zgjodhi Thibaut Courtois si më të mirin, me belgun që tash e disa vite është pjesë e “Los Blancos”. 

Casillas në vendin e dytë e renditi portierin e Manchester Cityt, Ederson, teksa ai i Atletico Madridit, Jan Oblak, e mbyll treshen e parë. Casillas i dha vendin e katërt portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen dhe të pestin Manuel Neuer të Bayernit Munichit.

(Kosova Sot Online )