Allegri i nervozuar me golin e anuluar: Candreva i manë të gjithë në lojë, gjyqtarët dhe VAR-i gabuan

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 08:59
Allegri i nervozuar me golin e anuluar: Candreva i manë të gjithë në lojë, gjyqtarët dhe VAR-i gabuan

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Salenitanënën nê kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A. Ka qenë një ndeshje me fund dramatik, ku Zonja e Vjetër riktheu gjithçka në të mirë të saj, por që goli i fitores iu anulua shkaku pozitës jashtë lojem. Goli i anuluar i Milik në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Salernitanës, i ka hequr dy pikë Juventusit dhe ka tërbuar pa masë trajnerin Masimiliano Allegri, i cili protestoi ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në konferencën për shtyp trajneri bardhezi u mundua të shmangë polemikat, por tha së Candreva ishte shumë mbrapa dhe i mbante të gjithë në lojë. “Unë nuk dua të flas për gjyqtarët, por shikoni Candrevën pranë flamurit të këndit. I mban të gjithë në lojë dhe nuk ka pozicion”.

“Pastaj Bonuccin e tërheqin qartazi nga fanella para se të shkojë në atë pozicion dhe duhej një tjetër penallti. Megjithatë në pjesën e parë gabuam shumë dhe ndoshta nuk meritonim më shumë se kaq”, tha Allegri.

Ky është barazimi i katërt i Juventusit këtë sezon, ku me 10 pikë mban vendin e tetë në renditje. 

(Kosova Sot Online )