Ishte natë fantastike në UFC 279, Diaz e mposht Fergusonin

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 10:15
Ishte natë fantastike në UFC 279, Diaz e mposht Fergusonin

Nate Diaz ka vazhduar me fitore, teksa në natën e UFC 279 ka mposhtur Tony Ferguson.

Ka qenë një natë e gjatë dhe fantastike me shumë duele interesante që kanë qenë në program për t’u zhvilluar dhe sportistët kanë dhuruar shfaqje fantastike për publikun e pranishëm. Diaz fitoi në peshat e lehta, nënjëndeshje që besohet ku besohet se është e fundit në karrierën e tij në UFC.

Përkundër përleshjes së madhe, dy sportistët në fund u përqafuan duke treguar respekt për njëri tjetrin. Për amerikanin ishte fitorja e 22 derisa ka edhe 13 disfata, derisa për Ferguson humbja nga Diaz ishte e teta në UFC. Natën e mbrëmshme është zhvilluar edhe dueli tjetër tejet interesant mes Khamzat Chimaev dhe Kevin Holland.

(Kosova Sot Online )