Dalin pamjet nga reagimi me nervozizëm i Asensios, spanjolli e kishte me Ancelottin

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 10:21
Dalin pamjet nga reagimi me nervozizëm i Asensios, spanjolli e kishte me Ancelottin

Marco Asensio është shfaqur i nervozuar pasi Carlo Ancelotti nuk e futi në ndeshjen ndaj Mallorcas, që u zhvillua të dielën.

Real Madridi e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 4:1 dhe regjistroi fitoren e pestë radhazi në La Liga, nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani .

Ancelotti bëri katër zëvendësime në këtë ndeshje nga pesë sa janë të lejuara. Ai futi në lojë Nachon, Modricin, Camavingan dhe Carvajalin, të cilët zëvendësuan Mendyn, Hazardin, Ceballosin dhe Vazquezin.

Kjo nuk i pëlqeu aspak Asensios, i cili nuk mundi të luante kundër ish-skuadrës së tij.Spanjolli u pa duke bërë ngrohjet, por në momentin kur e kuptoi se Ancelotti nuk po e inkuadron në ndeshje, ai shprehu pakënaqësinë e tij.

26-vjeçari hodhi në tokë bluzën e tij dhe gjithashtu u pa duke goditur një shishe. Nga pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani në La Liga, Marco Asensio është paraqitur në vetëm një. 

(Kosova Sot Online )