Liverpooli gati ta sakrifikojë Oxlade-Chamberlain për Douglas Luiz

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 14:47
Liverpooli gati ta sakrifikojë Oxlade-Chamberlain për Douglas Luiz

Liverpooli është duke pasur probleme të mëdha në repartin e mesfushës këtë fillim edicioni.

Gjiganti anglez nuk e ka nisur mirë sezonin në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, ku në garën më të madhe evropiane për klubi u turpërua nga Napoli 4-1.

Jurgen Klopp e di problemin në mesfushë dhe është gati të përforcojë këtë repart gjatë afatit kalimtar dimëror. Trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit brazilian Douglas Luiz nga Aston Villa.

Reprezentuesi brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me klubin e tij aktual. Daily Express ka raportuar se The Reds janë gati për të bërë një shkëmbim me Aston Villën, duke marrë Luiz në Anfield dhe duke e dërguar Alex Oxlade-Chamberlain në Villa Park.Aston Villa mund ta pranojë këtë ofertë pasi nuk duan ta humbasin pa fituar asgjë brazilianin në verën e vitit 2023.

(Kosova Sot Online )