Kalendari për garat ndërkombëtare të boksit për sezonin vjeshtor

  • S.A /
  • 14 September 2022 - 09:22
Kalendari për garat ndërkombëtare të boksit për sezonin vjeshtor

1) Turneu ndërkombëtar për femra “Balkan” Sofje (Bullgari)

Kosova do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar (IBA, EUBC) në boks për femra “Balkan” nga 19 – 23 shtator në Sofje (Bullgari). Kosovën do ta përfaqësoj nënkampionia e botës 60kg. Donjeta Sadiku, trajnerja Mariola Sallauka dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

2) Turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Taljan”

Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar (IBA, EUBC) “Mustafa Hajrulahovic Taljan” 19-26.09.2022 në Sarajeve (B. e H.)

Kosova do të përfaqësohet me katër boksierë, dy seniorë 60kg. Lorent Murati, 86kg. Remzo Mustafiq dhe dy të rinj (Youth) 75kg. Dior Berisha, 86kg.Taulant Jakupi, me trajnerin e Mehmet Haxhani. Në këtë turne do të marrin pjesë 15 shtete nga rajoni dhe Evropa.

3) Kampionati Evropian për juniorë në Montesilvano (Itali)

Boksierët juniorë: 57kg. Rexhep Morina, 75 kg. Luan Morina, selektori Besnik Vranoci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatin Evropian që do të mbahet me 23.09-02.10.2022 në Montesilvano (Itali).

Reklama

4) Kampionati Evropian për femra Budva (Mali i Zi)

Nënkampionia e botës Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Budva (Mali i Zi) me datë 11-23.10.2022.

Me Donjetën do të jetë selektori Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka. Duhet cekur se boksierja Sadiku ka qenë kampione Evropiane juniore dhe nënkampione e Evropës për të reja (Youth),dhe këtë vit presim që Donjeta të kurorëzohet me titullin e kampiones së Evropës dhe me medaljen e artë edhe si seniore.

5) Na presin edhe shumë gara ndërkombëtare deri në fund të vitit 2022

Praga (Çeki) Turneu ndërkombëtar “Julius Torma Memorial”
Turneu ndërkombëtar – XXII – “Adem Jashari”
Spanjë – Kampionati Botëror për djem e vajza të rinj (Youth)
Zagreb (Kroaci) Turneu ndërkombëtar “Grand Prix”

(Kosova Sot Online )