Dy ndeshje në Superligë sot, vëmendja në derbin Drita-Gjilani

  • S.A /
  • 14 September 2022 - 09:40
Dy ndeshje në Superligë sot, vëmendja në derbin Drita-Gjilani

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me javën e shtatë, ku në program do të jenë dy takime interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi i madh lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, me fillim nga ora 15:00. 

Dy ekipet gjilanase i prijnë aktualisht renditjes tabelare. Gjilani është i pari me 14 pikë, kurse Drita e dyta me tri më pak.

Në anën tjetër, nga ora 15:00 do të luhet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Malishevës.

Prishtina gjendet në vendin e katërt aktualisht me tetë pikë, kurse Malisheva është e pesta me një pikë më pak. 

(Kosova Sot Online )