
Lexoni edhe:
MD-ja në ballafaqim me nëntokën kriminale që ka kapur organet e sundimit të ligjit
Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Maccabi Haifas, në një ndeshje ku ka shkëlqyer Lionel Messi (37’). La Puglia shënoi dhe asistoi në këtë ndeshje, kurse dy golat e tjerë për PSG i shënuan Mbappe (69’) dhe Neymar (88). Golin e vetëm për Maccabin e shënoi Chery (24)
MD-ja në ballafaqim me nëntokën kriminale që ka kapur organet e sundimit të ligjitLexoni edhe:
Kylian Mbappe ka folur pas fitores 3-1 të PSG ndaj Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve.
“Ishte e vështirë, por kjo është Liga e Kampionëve. Erdhëm këtu për të fituar dhe për të forcuar lidershipin tonë në grup dhe ia dolëm. Filluam mirë, luajtëm intensivisht, por më pas ulëm pak shpejtësinë dhe pësuam gol. Ne u përgjigjëm mirë, imponuam stilin tonë të lojës dhe ia dolëm”, u shpreh
“Ne duhet të përmirësohemi. Ne duhet të punojmë. Ne po punojmë, por kemi nevojë për rezultate, sepse për shkak të Botërorit gjithçka do të ndodhë shumë shpejt. Avantazhi i PSG-së është se treshja jonë Mbappe-Messi-Neymar mund të vendosë rezultatin e ndeshjeve. Shpresoj që të tre do të vazhdojmë të shënojmë, sepse kjo do të çojë në fitore”, tha sulmuesi.
(Kosova Sot Online )