MD-ja në ballafaqim me nëntokën kriminale që ka kapur organet e sundimit të ligjit

MD-ja në ballafaqim me nëntokën kriminale që ka kapur organet e sundimit të ligjit

Hajrullah Tërnava

  • 15 September 2022 - 07:40

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Lidhur me rastin e vdekjes së Deharit, që ende është enigmatik për institucionet zbuluese të Kosovës, duhet të punohet në detaje dhe njëherë e përgjithmonë të zbardhet ky rast i vdekjes së Deharit, e që është aq alarmues për shoqërinë kosovare, i cili po lë dyshime të pashlyera, dhe po i kriminalizon institucionet e Kosovës, e sidomos kur rasti i vdekjes së Deharit ka ndodhur brenda institucionit të burgut, që ka qenë i mbikëqyrur si nga rojet e burgut njashtu edhe me teknikat e incizimit të objekteve si të korridoreve si të brendësisë të objekteve që gjinden në atë burg, si dhe nga vetë ata njerëz që ishin si punonjës në atë institucion.

-Nëse e analizojmë situatën e pasluftës e deri me tani, qartë konstatohet se institucionet e Kosovës që nga paslufta e deri më tani, në mënyrë të pandërprerë janë kriminalizuar duke u punësuar nëpër institucione njerëz familjar të të “mëdhenjve të pushtetit” që e qeverisen vendin me vite të tëra, e që punonin për interesa të të “mëdhenjve” edhe që kryenin krime të organizuara për pasurimin e “shefave të tyre” si dhe për veten e tyre, duke u pasuruar skajshmërisht.

Njerëzit e tillë e sollën vendin në këtë situatë të mjerueshme tani janë në stres dhe frikë të ballafaqimit me ligjin tani kur pritet që të fillohet spastrimi i atyre institucioneve, nga ata njerëz që me veprime të ndryshme e katandisen Kosovën në këtë mënyrë të trishtueshme e të kriminalizuar. Kjo situatë duhet të shërben për alarm serioz, për alarm të madh të kapjes së institucioneve të shtetit nga krimi, edhe kur flasim për rastin tragjik, akoma i pa zbuluar dhe i pa gjykuar i Astrit Deharit, për të cilin së fundi Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka dërguar-çon në Prokurori raportin e Inspektoratit lidhur për Rastin Dehari, raport i cili flet edhe për falsifikime dhe manipulim provash. Ministrja Albulena Haxhiut ka thënë se ky raport lë dyshime të mëdha për manipulim të provave dhe deklaratave të aktorëve të përfshirë në këtë rast.

Kjo situate e krijuar në këtë gjendje është vetëm dhe një argument plus pse drejtësisë Kosovare i nevojitet me urgjencë Vettingu, pastrimi dhe dekriminalizimi i plotë i të gjitha shtyllave të sistemit të drejtësisë. Sipas ministres Haxhiu, raporti të cilin e ka pranuar MD ka evidentuar këto shkelje. “Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të drejtorit të ish-Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, te zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarët e komisionit tjetër, përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionit përkatës për mbrojtjen e të dhënave.

Është e rëndësishme të theksohet se incizimet janë marrë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e SHKK-së, janë marrë para se ato t’i merrte policia, pra nga data 5-7 nëntor të vitit 2016”. Ka deklaruar Ministrja Albulena Haxhiu. Sipas raportit të inspektoratit, del se kryeinspektori në vitin 2016 ka nxjerrë dy raporte dhe kontradiktore. Në raportin e parë thuhet se po bëhen inspektim i jashtëzakonshëm duke e cilësuar rastin si vetëvrasje, duke tejkaluar kompetencat ligjore. Në raportin e dytë shkruan me rastin e vdekjes, janë dy raporte kontradiktore…Tani i takon organeve të ndjekjes që të zbardhin nëse ky raport është i falsifikuar dhe nëse po, nga kush, apo nëse në anën tjetër nëse kryeinspektori nuk po e thotë të vërtetën. Në vend të suspendimit të stafit përgjegjës, siç ndodh aktualisht, ata kanë vazhduar të jenë në punë deri më datën 21 nëntor 2016 dhe konsiderojmë se kanë lënë hapësirë për manipulim të provave. Dëshmitari kryesor, Naser Makolli, është tranfesuar më 9 dhjetor në Lipjan, ku paraprakisht në Qendrën e njëjtë ishin transferuar edhe oficerët me masën disiplinore.

Raporti adreson edhe deklaratat kontradiktore të zyrtarëve përgjegjës”, u shpreh ajo ndër të tjera. Lidhur me këtë rast, vdekja e të burgosurit në çeli, janë zhvilluar hetime, intervista, arrestime, raporte, u kryen disa ekspertiza gjatë këtyre pesë 6 viteve që po bëhen që nga 5 nëntori i vitit 2016, për të zbardhur vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, e cila ende mbetet një mister.

Prova e persona të dyshuar për këtë çështje ka me bollëk por drejtësia e instrumentalizuar dhe korruptuar akoma po vazhdon ta mbaj peng këtë rast duke mos arritur për ta thënë të vërtetën dhe gjykuar. Lidhur me rastin e vdekjes së Deharit, që ende është enigmatik për institucionet zbuluese të Kosovës, duhet që të punohet në detaje dhe njëherë e përgjithmonë të zbardhet ky rast i vdekjes së Deharit, e që është aq alarmues për shoqërinë kosovare, i cili po lë dyshime të pashlyera, dhe po i kriminalizon institucionet e Kosovës, e sidomos kur rasti i vdekjes së Deharit ka ndodhur brenda institucionit të burgut, që ka qenë i mbikëqyrur si nga rojet e burgut njashtu edhe me teknikat e incizimit të objekteve si të korridoreve si të brendësisë të objekteve që gjinden në atë burg, si dhe nga vetë ata njerëz që ishin si punonjës në atë institucion.

Pa një zbulim faktik dhe real të këtij rasti, njollat e dyshimta e institucioneve të Kosovës nuk do të spastrohen, prandaj e drejta si fakt duhet të ngadhënjej edhe në këtë rast, dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë krim gjithsesi duhet të japin llogari ligjore, edhe në qoftë se edhe të mëdhenjtë e shtetit që ishin të involvuar në këtë rast.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".