Ballkani përballet me favoritin e grupit, luan në stadiumin e finales

  • S.A /
  • 15 September 2022 - 09:32
Ballkani përballet me favoritin e grupit, luan në stadiumin e finales

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Përballë kampionit kosovar do të jetë ekipi çek, Slavia Praha.

Slavia Praha është ekipi favorit i grupit G dhe suharekasit do të kenë punë mjaft të vështirë.

Në xhiron e parë, Ballkani pësoi gol në minutat shtesë dhe u desh të kënaqej me një barazim ndaj Cluj, kurse me barazim po ashtu përfundoi edhe ndeshja tjetër e grupit mes Sivasspor dhe Slavia Prague.

Sonte me fillim nga ora 18:45 në stadiumin ku edhe do të luhet finalja e kësaj gare këtë vit, “Fortuna Arena”, Ballkani përballet me ekipin nga Republika e Çekisë. 

(Kosova Sot Online )