Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në Superligë

  • S.A /
  • 17 September 2022 - 09:45
Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në Superligë

Java e dytë në Prince Caffe Superligën e Kosovës do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet kampionit aktual, Golden Eagle Yllit dhe kampionit të trembëdhjetëfishtë të Kosovës, Sigal Prishtinës. Te Ylli rikthehet trajneri Adis Beciragiq, i cili mori pjesë në Kampionatin Evropian të basketbollit me Bosnje e Hercegovinën, kurse te Prishtina u largua trajneri Ekrem Memnun. Të dy skuadrat pësuan në xhiron e parë. Therandasit pësuan nga Rahoveci me rezultat 90:88, kurse prishtinasit nga Peja 70:76.

Sfida e dytë e ditës së shtunë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës. Prizrenasit kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pas humbjes nga mitrovicasit në xhiron e parë, kurse pejanët hyn pas fitores ndaj kryeqytetasve dhe do të mundohen të vazhdojnë serinë pozitive.

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Ponte Prizreni – Peja

(Kosova Sot Online )