Real Madridi synon transferimin e yllit të Interit, i cili do të mbetet lojtar i lirë në vitin e ardhshëm

  • S.A /
  • 17 September 2022 - 10:15
Real Madridi synon transferimin e yllit të Interit, i cili do të mbetet lojtar i lirë në vitin e ardhshëm

Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Reprezentuesi sllovak ishte i lidhur me një largim nga “Guiseppe Meazza” në afatin kalimtar të verës, me Paris Saint-Germainin që kërkonte me ngulm transferimin e ti.

Megjithatë, klubi francez nuk ia doli të kompletonte transferimin e tij dhe ai vazhdon të jetë pjesë e Interit.

“Football Insider” ka raportuar se për Skriniarin tashmë në garë është edhe Real Madridi.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Interin deri më 30 qershor 2023. Kjo e lejon atë që të negociojë me klubet tjera që nga janari.

Në rast se nuk ka rinovim të kontratës me “Nerazzurrët”, atëherë Skriniar në verën e vitit 2023 mund t’i bashkohet një klubi tjetër si futbollist i lirë.

Kësisoj, “Los Blancos” thuhet se po synojnë që të arrijnë marrëveshje me ish-mbrojtësin e Sampdorias në janar të vitit të ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse Real Madridi do të sigurojë shërbimet e Milan Skrinarit, pasi besohet se edhe Paris Saint-Germaini nuk ka hequr dorë nga ai. 

Image

(Kosova Sot Online )