Katër gjigantët italianë u poshtëruan brenda një dite

  • S.A /
  • 19 September 2022 - 11:40
Katër gjigantët italianë u poshtëruan brenda një dite

Milan, Juventus, Inter dhe Roma konsiderohen si katërshja e madhe në futbollin italian.

Megjithatë data 18 shtator do të mbahet gjatë në mendje të tifozëve të futbollit italian, pasi të katër këto skuadra u mposhtën në të njëjtën ditë.

Katër gjigantët italiain luajtën në katër orare të ndryshëm nga 12:30, 15:00, 18:00 dhe 20:45.

Inter

Inter humbi 3-1 nga Udinese në Dacia Arena, derisa nga ora 15:00 humbje pësoi edhe Juventusi nga Monza me rezultat minimal 1-0.

Juventusi

Roma zbriti në fushë nga ora 18:00 dhe përkundër një ndeshje të madhe që zhvilloi dhe duke dominuar Atalantën pësuan humbje me rezultat minimal 0-1.

Roma

Ndërkohë ndeshja e fundit e xhiros ishte ajo mes Milanit dhe Napolit, ku Rossonerët pësuan humbje 0-1.

Milanii

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej shumë dekadash që skuadrat më të mëdha italiane të humbnin njëkohësisht në të njëjtën ditë.

Për herë të fundit kishte ndodhur në vitin e largët 1955, më saktësisht më 13 shkurt të sezonit 1954-1955.

(Kosova Sot Online )