BE-ja duhet urgjentisht ti shpallë sanksione Serbisë për ta gjunjëzuar, nuk mjaftojnë lutjet dhe pritjet me premtimet serbe duke mashtruar

BE-ja duhet urgjentisht ti shpallë sanksione Serbisë për ta gjunjëzuar, nuk mjaftojnë lutjet dhe pritjet me premtimet serbe duke mashtruar
BE-ja duhet urgjentisht ti shpallë sanksione Serbisë për ta gjunjëzuar, nuk mjaftojnë lutjet dhe pritjet me premtimet serbe duke mashtruar

Blerim Burjani

  • 19 September 2022 - 07:28

Shkruan: ANALISTI : Blerim Burjani

Iluzioni i BE-së se Serbia tash është më e mire se sa dikur ajo Serbia e regjimit të Millosheviqit nuk është vlerësim plotësisht realist dhe i saktë. Pra gabimet e veta BE do ti paguaj do të shohin në fund, të themi figurativisht, do të shohin atë “filmin” e njëjtë sikurse që e kanë parë me Millosheviqin. Serbia nuk do ta pranoj realitetin që është krijuar për këto dy dekadat e fundit.

-Ballkani i Hapur ende për Ramen dhe Vuçiqin mbetet opsion real për, si një projekt për shtetet e pakënaqura që nuk po mundë të integrohen më shpejtë në BE. Serbia edhe ashtu nuk ka ndonjë interesim përfundimtar, sepse deri më tash Serbia nuk ka treguar ndonjë interesim të madhe për lëvizje më të shpejtë drejtë integrimit në BE. Kjo deri tash u vërejt fare qartë madje dhe me sjelljet e saja konkrete që janë kundër interesit dhe politikave të BE-së. Iluzioni i BE-së se Serbia tash është më e mire se sa dikur ajo Serbia e regjimit të Millosheviqit nuk është vlerësim plotësisht realist dhe i saktë.

Pra gabimet e veta BE do ti paguaj do të shohin në fund, të themi figurativisht, do të shohin atë “filmin” e njëjtë sikurse që e kanë parë me Millosheviqin. Serbia nuk do ta pranoj realitetin që është krijuar për këto dy dekadat e fundit. Budallallëku dhe çmenduria politike serbe do të vazhdojnë pa fund, gjëja se shtetet e perëndimit ja kanë marr Kosovën e tash Serbia nuk e pranon se Kosova është e pavarur prej vitit 2008. Çmenduria serbe do të jetoj e mbijetoj në ëndrra dhe në iluzione,prandaj edhe për shumë kohë Serbia do të mbetet faktor destabiliteti dhe rrezik permanent për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Po të ishte BE e qartë dhe për ti dhënë fund këtij konflikti të ngrirë në mes të Serbisë dhe Kosovës do të duhej të ishte më këmbëngulëse në veprime me kushtëzime të ashpra. Serbia pa i vendosur sanksione të fuqishme kurrë nuk do të pranon Kosovën si realitet të ri të krijuar, si shtet të pa varur,andaj duhet len iluzionet se duhet bëre dialog të përjetshëm me Serbin dhe kurrë të mos të ketë zgjidhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".