Chelsea ofron 110 milionë euro për talentin e Dortmundit

  • S.A /
  • 19 September 2022 - 13:56
Chelsea ofron 110 milionë euro për talentin e Dortmundit

Chelsea ishte një nga klubet më aktive në merkaton e kësaj vere dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as vitin e ardhshëm. Mediet britanike raportojnë se “blutë” e Londrës kanë gati një ofertë stratosferike për talentin e mesfushës së Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Klubi anglez është i gatshëm të paguajë plot 110 milionë euro për të bindur Dortmundin që të shesë 19-vjeçarin.

Megjithatë duket se Chelsea ka për të pasur një garë të ashpër për të blerë anglezin, pasi interes për të kanë shfaqur edhe Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool.

Për të arritur te Bellingham, duhet bindur patjetër Dortmundi, pasi mesfushori ka kontratë deri në 2025-ën me gjermanët, përtej faktit që edhe vetë 19-vjeçari do duhet të zgjedh klubin e tij të së ardhmes.

(Kosova Sot Online )