Trafikantët e drogës janë sistemuar në krye të shtetit në dy dekadat e qeverisjes së kaluar, kërkohet DEA amerikane për ti hetuar ndjekur dhe pastruar

Trafikantët e drogës janë sistemuar në krye të shtetit  në dy dekadat e qeverisjes së kaluar, kërkohet DEA amerikane për ti hetuar ndjekur dhe pastruar

Hajrullah Tërnava

  • 19 September 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Për ballafaqimin me një situatë tepër alarmante në Shqipëri,nga shtrirja dhe zgjerimi i trafikut të drogës dhe shtresimit të krimit të organizuar, ka mbërritur në Shqipëri me një ekip të vetin agjenti special i DEA-s amerikan Brendan Leddy me mision për të ndihmuar autoritetet shqiptare për të zbuluar, kapur dhe shkatërruar këto rrjete të rrezikshme të krimit të organizuar. Ky mision antikrim do të duhej zgjeruar edhe në Kosovë sepse të dyja shtet po rrezikohen ashpër nga shtresimi në rritje i këtij lloji të krimit të organizuar.

-Në këto rrethana të zhvillimit të Kosovës së pasluftës, me një udhëtim tepër të gjatë deri te çlirimi nga okupatori shekullor dhe koha e kaluar nën okupimin e Serbisë në Kosovë, ishte krijua një anarki me dekada nga ana e okupatorit, por pas çlirimit me ndihmën e miqve që na ndihmuan të çlirohemi, lëvizën shumë procese pozitive përpara, dhe nga ajo koha e ndërkombëtarëve në krye me UNMIK-un, faza e mbikëqyrjes ndërkombëtare u stërzgjat dhe në atë kohë devijuan edhe shumë fusha në ligjshmëri dhe u krijua një kohë e tërë që kishte marrë kahe jo të mirë për zhvillimin e Kosovës.

Institucionet kosovare ishin mbushur me njerëz që i përshtateshin dhe imponoheshin kohës me ato aftësi që i posedonin, dhe kështu i krijuan ato institucione ku kishte shumë njerëz që merreshin me veprime antiligjore, që e kishin për qëllim vetëm pasurimin e tyre. Për ta arritur më shpejtë këtë qëllim ata filluan të futen në rrjetet më të rrezikshme të krimit, sikur që është fjala për narkomani-droge etj, prandaj jo rastësisht jemi tani në këtë situate të palakmueshme e kur duhet kohë e tërë dhe ekspert të sofistikuar që në përputhshmëri me ligjet të angazhohen pa kompromis në luftë me krimin në përgjithësi, e sidomos krimin e organizuar, prandaj është e domosdoshme ti bëjnë thirrje urgjente institucionet e Kosovës DEA-s amerikane që krahas misionit antidrogë në Shqipëri, të zbarkojnë edhe në Republikën e Kosovës, ngase operacionet e policisë të zhvilluara me konsekuencë të madhe gjatë këtyre dy viteve të mandatit të Qeverisë Kurti, kanë dëshmuar se jo vetëm Shqipëria por edhe Kosovë janë dy vende, dy shtete seriozisht të kërcënuara dhe të përfshira nga grupet mafioze jo vetëm të kultivimit, por edhe të trafikimit të drogave, duke kaluar kufijtë nacional, e duke u bërë edhe lider internacional.

Për ballafaqimin me një situatë tepër alarmante në Shqipëri,nga shtrirja dhe zgjerimi i trafikut të drogës dhe shtresimit të krimit të organizuar, ka mbërritur në Shqipëri me një ekip të vetin agjenti special i DEA-s amerikan Brendan Leddy me mision për të ndihmuar autoritetet shqiptare për të zbuluar, kapur dhe shkatërruar këto rrjete të rrezikshme të krimit të organizuar. Ky mision antikrim do të duhej zgjeruar edhe në Kosovë sepse të dyja shtet po rrezikohen ashpër nga shtresimi në rritje i këtij lloji të krimit të organizuar.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Shqipëri, agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Institucionet e Republikës së Kosovës për plotë dy dekada kanë dështuar në luftimin e këtij fenomeni në rritje të krimit të organizuar, prandaj të gjitha raportet ndërkombëtare i kanë nxjerr në një hartë të përbashkët të veprimit të krimit dhe trafikut me narkotik, qenie njerëzore dhe të gjitha llojet tjera të krimit të organizuar, industri kriminale kjo kriminale që ka përfshi futjen e parasë së pistë në fushën e ndërtimit pa u penguar në asnjë rast mundësia e pastrimit dhe investimit të saj në ndërtim.

Sa më parë që ndërkombëtarët të na ndihmojnë ti spastrojmë këto dy shtete Shqipërinë dhe Kosovën nga krimi i organizuar e sidomos nga narko dilerët e drogës, aq më parë do të na hapet rruga para drejtë shteteve të zhvilluara të BE-së, dhe për të ardhmen do të krijohet një kulture ligjore që të rinjtë në përgjithësi ti luftojnë të gjitha të këqijat që paraqiten në shtetet e tyre dhe të ecet para në hap me kohën, dhe shqiptarët të përafrohen mes veti atje ku jetojnë dhe ti zhvillojnë shtetet e tyre ligjore në harmoni me ligjet e BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".