Donjeta Sadiku triumfon ndaj boksieres franceze me përvojë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të turneut evropian

  • S.A /
  • 21 September 2022 - 09:49
Donjeta Sadiku triumfon ndaj boksieres franceze me përvojë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të turneut evropian

Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinale të të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’ që zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Në fazën çerekfinale në kategorinë 60 kilogramë, boksierja e Kosovës triumfoi bindshëm përballë boksieres me përvojë evropiane nga Franca, Maiva Hamadouche.

Medalistja botërore nuk lejoi befasi dhe që nga raundi i parë filloi të boksojë në mënyrë taktike duke goditur kundërshtaren.

Maiva gjatë tri raundeve e kishte sulmuar Donjetën, por boksierja jonë në mënyrë profesionale i është shmangur goditjeve të francezes.

Në fund të duelit, Donjeta u shpall unanimisht fituese dhe nesër (e mërkurë) në gjysmëfinale ndeshet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic.

(Kosova Sot Online )