Njihuni me Rodrigo Messin, vëllain e madh milioner të Leos për të cilin dimë pak gjëra

  • S.A /
  • 22 September 2022 - 09:04
Njihuni me Rodrigo Messin, vëllain e madh milioner të Leos për të cilin dimë pak gjëra

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është fëmija i tretë nga katër sa i kanë babai i tij, Jorge Messi dhe nëna Celia Mairia Cuccittini. I pari nga fëmijët është Rodrigo Messi, vëllai më i madh i Leos. Rodrigo Messi është lindur më 10 shkurt të vitit 1980 dhe është shtatë vjet më i vjetër se Leo Messi. Ai është një biznesmen i sportit, shkruan “El Futbolero”.Është menaxher i të riut Konrad de la Fuente dhe ish-këshilltar i Ansu Fatit, i cili në vitin 2020 e nisi bashkëpunimin me super-menaxherin, Jorge Mendes.

Rodrigo është i martuar dhe banon në Barcelonë me bashkëshorten e tij, Florencia Parisi, derisa çifti i ka tre fëmijë. Ai po ashtu punon për ta menaxhuar orarin dhe marketingun e përditshëm të Leo Messit. Pasuria e vëllait të lojtarit të Paris Saint-Germainit është në mes të 2 dhe 5 milionë dollarëve. Si e bëri pasurinë Rodrigo Messi? Pjesa më e madhe e pasurisë së tij thuhet se vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit me vëllain e tij Leo, si menaxher dhe si përfaqësues i disa lojtarëve të tjerë profesioniste. Realiteti është se vëllai i Messit e ka një agjension të përfqësimit të lojtarëve dhe disa biznese familjare. Rodrigo Messi e kishte themeluar agjensionin “Kin Sport Management, e cila i menaxhon, iu bën shërbime dhe i përfaqëson sportistët profsionistë, njofton gazeta zyrtare e regjistrimeve komerciale “Borme”. Kompania, me bazë në lagjen “682 Avenida Diagonal” në Barcelonë, po ashtu përfshin aktivitete që lidhen me këshilla profesionale dhe asistim në negociata. Aksionar i vetëm i “Kin Sport Management” është “AMB Rosario 2016”, që po ashtu është në pronësi të vëllait të Messit. Ndër të tjera, vëllai i Messit lidhet edhe me “Limecu Espana 2010 (akronim i Lionel Messi CUccitini), një kompani e krijuar për t’i kanalizuar investimet e pasurisë, njofton “Mercantile Registry”.Në vitin 2015, babai i Messit, Horacio Messi e kishte hequr veten nga pozita e administratorit të krejt kompanive, posaçërisht pasi u akuzua nga gjykata për shmangien e taksave.

Pas kësaj, bizneset familjare ranë në duart e Rodrigo Messit.

Ndër të tjera, familja e Mesit lidhet edhe me “Explotaciones Rosotel”, një kompani që i dedikohet menaxhimit themelimit të hoteleve të reja.

Në vitin 2012, Rodrigo ishte denoncuar nga një çiklist, me të cilin kishte probleme trafiku në Castelldefels në Barcelonë.

Denoncuesi kishte thënë se vëllai i Messit e kishte nxjerrë armën dhe ia kishte drejtuar atij nga dritarja e veturës, duke i thënë: “Çka po dëshiron, që të të qëlloj, që të të vras?”.

Rodrigo Messi është aktiv në Instagram dhe i ka 208 mijë ndjekës në këtë rrjet social.

(Kosova Sot Online )