
Lexoni edhe:
Prishtina – Vëllaznimi, ndeshja e vetme për sot në Superligë
KB Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj. Kampionët në fuqi të Kosovës njoftuan këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me Rashun Davis.
Basketbollisti amerikan luan në pozitën 2. Ai është i gjatë 183 centimetra.
Prishtina – Vëllaznimi, ndeshja e vetme për sot në SuperligëLexoni edhe:
Davis së fundi u aktivizua te skuadra hungareze, Naturtex-SZTE-Szedeak.
29-vjeçari luajti me mesatare prej 15.3 pikëve, 2.8 kërcimeve, 2.5 asistimeve dhe 1.7 topave të vjedhur për ndeshje.
Ylli nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2022/23 në Superligë, pasi ka pësuar humbje në dy ndeshjet e para.
Skuadra nga Suhareka u mposht nga Rahoveci dhe Sigal Prishtina.
(Kosova Sot Online )