Para dhe një lojtar për Leaon, Guardiola e dëshiron portugezin te Man City

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 15:54
Para dhe një lojtar për Leaon, Guardiola e dëshiron portugezin te Man City

Manchester City raportohet se është i interesuar për Rafael Leaon.

Sulmuesi e ka nisur në formë të mirë sezonin e ri me Milanin, duke shënuar tre gola dhe shtuar gjashtë asistime në tetë paraqitjet e tij.

Leao ishte ndër futbollistët kryesorë edhe në sezonin e kaluar, me “Rossonerët” që e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Chelsea kishte shprehur interesim për 23-vjeçarin në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Madje, u raportua se një ofertë prej 80 milionë eurosh e klubit londinez u refuzua, pasi klubi italian nuk shprehi gatishmëri për shitjen e lojtaruit.

Megjithatë, sipas “Manchester Evening News”, Man City është shumë i interesuar të nënshkruajë me Leaon dhe se Milani mund të tundohet nga oferta e “Qytetarëve”.

Kampionët anglezë thuhet se po planifikojnë për të ofruar para, plus një lojtar, për të transferuar portugezin në “Etihad Stadium”.

Në anën tjetër, Milani po planifikon t’i ofrojë kontratë të re ish-sulmuesit të Lille, por negociatat po duket se nuk po shkojnë mirë.

Klubi nga “San Siro” është gati për t’i ofruar pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, por sulmuesi thuhet se dëshiron së paku 7 milionë euro.

Ndryshe, Rafael Leao ka kontratë të vlefshme me Milanin deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)