Lexoni edhe:
“Nuk stërvitet, i pëlqejnë festat dhe femrat”, Capello kujton bisedën me Berlusconin për Ronaldon
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Qipron. “Dardanët” janë rikthyer në atdhe pas sfidës që e patën ndaj Irlandës së Veriut, të cilën e humbën në fund, 1:2. Tash, Vedat Muriqi me shokë e kanë harruar atë përballje dhe po shikojnë përpara, të fokusuar totalisht në duelin e nesërm ndaj qipriotëve. Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme, kur edhe do të mbyllen përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Më saktësisht, selektori Alain Giresse do ta mbajë një konferencë për shtyp në orën 17:00, ndërsa stërvitja e ekipit do të mbahet nga ora 17:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”. E qipriotët do të mbajnë konferencë për shtyp nga ora 18:30, kurse stërvitjen do ta zhvillojnë nga ora 19:00. Kosova dhe Qipro do të përballen në mes vete nesër mbrëma në Prishtina në kuadër të Grupit 2 të Ligës C. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Kosovën pasi i nevojitet fitorja për të mbetur në këtë ligë. Në të kundërtën, nëse humb nga Qipro dhe nëse Irlanda e Veriut e mund Greqinë, “Dardanët” rrezikojnë të bien në Ligën D.
(Kosova Sot Online )