Lojtarët e Argjentinës i kanë vendosur Messit një pseudonim të ri

  • S.A /
  • 26 September 2022 - 10:23
Lojtarët e Argjentinës i kanë vendosur Messit një pseudonim të ri

Lionel Messi ka marrë një pseudonim të ri të çuditshëm nga bashkëlojtarët e tij në Argjentinë.

35-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 3-0 të së shtunës ndaj Hondurasit, me të dytën e tij që kishte të gjithë vëmendjen, pasi paraboloi portierin kundërshtar.

Argjentina është e pamposhtur në 34 ndeshje dhe po shkojnë drejt Kupës së Botës që mbahet në Katar me një motiv tejet të lartë.

Messi adhurohet nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ata tashmë i kanë vendosur atij një pseudonim.

Messi postoi një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Ndërsa thumboni buklën”.

Mesfushori Papu Gomez ishte i pari që u përgjigj dhe tha: “Bukla është e çmendur”.

Pra, Messi përmendet si një “Bukël” nga bashkëlojtarët e tij, e padyshim se nga tani e tutje do ta dëgjojmë më shpesh këtë fjalë. 

Image

(Kosova Sot Online )