Moderatorja shqiptare e zbulon emrin e futbollistit të Kombëtares që i dërgoi mesazhe natën vonë

  • 26 September 2022 - 14:38
Moderatorja shqiptare e zbulon emrin e futbollistit të Kombëtares që i dërgoi mesazhe natën vonë

Erjola Doci, është moderatorja që shpesh ka bërë deklarata lidhur me futbollistin shqiptar, Eros Grezda. Teksa e bënte njërën nga lojërat në “E diel”, ajo kishte një detyrë pikërisht për futbollistin, shkruajnë mediat shqiptare. Moderatorja e emisionit i dha për detyrë Erjolës të i tregonte mesazhet që futbollisti i shkruante asaj, ku sipas saj ai kishte shkruar gjithmonë gjatë natës. 

Sipas Erjolës, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak” dhe i dërgon një mesazh që të bëhej burrë. “E di si është puna, rezultoi frikacak. Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”. Po, bëhu burrë, bëhu burrë.”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online )