Chelsea do ta nisë një ofanzivë për Leaon në janar

  • S.A /
  • 26 September 2022 - 14:43
Chelsea do ta nisë një ofanzivë për Leaon në janar

Rafael Leao është njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë për momentin. Dhe, kjo ka bërë që sulmuesi i Milanit të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane. Prej tyre, lojtarin portugez e do edhe Chelsea.

Mediumi italian “Corriere della Sera” raporton se “Blues” do të mundohen ta transferojnë përfaqësuesin portugez qysh në janar.

Sidoqoftë, “Rossoneri” po shpresojnë që ta bindin lojtarin e krahut të majtë të qëndrojë në “San Siro”.

Ai ka kontratë me Kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2024. Leao duket se është i vendosur për të qëndruar tek kampioni aktual italian. Por, një ofertë e parefuzueshme dhe e papërmbajtshme për lojtarin mund t’i ndryshojë gjërat. 

(Kosova Sot Online )