Messi dhuroi spektakël në fitoren e Argjentinës, hyri në lojë në pjesën e dytë dhe i shënoi dy gola të bukur

  • S.A /
  • 28 September 2022 - 09:01
Messi dhuroi spektakël në fitoren e Argjentinës, hyri në lojë në pjesën e dytë dhe i shënoi dy gola të bukur

Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren e pastër 3:0 të Argjentinës ndaj Xhamajkës mbrëmë.

Ylli argjentinas u inkuadrua në lojë në minutën e 54-t për ta shënuar golin e parë nga jashtë 16 metërshit me precizitet të paparë pasi i kaloi disa kundërshtarë. E të dytin, futbollisti i Paris Saint-Germainit e realizoi me mjeshtri nga gjuajtja e lirë, duke gjuajtur zhagas.

Messi i kishte shënuar dy gola edhe në fitoren 3:0 ndaj Hondurasit në Miami të premten.

Një gol tjetër mbrëmë për Argjentinën ndaj Xhamajkës e shënoi Julian Alvarez, i cili u shërbye nga Lautaro Martinez në minutën e 13-të, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte ndeshja e 35-të pas humbje e Argjentinës, e cila nuk di se çka është disfata që nga vera e vitit 2019. “Albiceleste” synon ta fitojë Botërorin 2022, i cili do të nisë në muajin nëntor. 

(Kosova Sot Online )