Përpjekjet e fundit të hajnave për mashtrimin e popullit, këto parti politike banda, e kanë humbur besimin dhe fuqinë e dikurshme elektorale!

Përpjekjet e fundit të hajnave për mashtrimin e popullit, këto parti politike banda, e  kanë humbur besimin dhe fuqinë e dikurshme elektorale!
Përpjekjet e fundit të hajnave për mashtrimin e popullit, këto parti politike banda, e  kanë humbur besimin dhe fuqinë e dikurshme elektorale!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 September 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI: Reshat Badallaj

Nuk është lehtë të ju thuash publikisht se janë kryehajnat e këtyre bandave politike, dhe unë e ripërsërisë se këta kryebanditët e bandave politike, e vodhën Kosovën më zi se shkau dhe çetnikët e Drazh Mihajlit. Vodhën në arsim, vodhën në infrastrukture, vodhën edhe në gjakun e dëshmorëve të kombit. Dhe mendoni se a i beson më sot kush këta. Jo kurrë!. Këta hajna dhe tyxhar me mashtrime dhe me hajni shumë shpejtë u bënë supermilionerë dhe siguruan pasuri për 20-30 breza. Populli i ka parë dhe prandaj i ndëshkoi me votë.

-Po e nisi me atë që nuk jam anëtar i asnjë bande politike,se po ka lexues që më pyesin:me kë je, me cilën parti. Unë nuk paguhem nga asnjë bandë politike për të lehur për ta. Prandaj, unë jam mendimin tim personal dhe pikë. Zhvillimet e fundit të bandave politike që quhen PDK, LDK E AAK, që nga frika kanë filluar për të matur pulsin e qytetarit kinse janë këndellur, e nuk janë asgjë tjetër pos përpjek të të kota.

Më besoni se ju them me bindje të plotë, se këtyre bandave ju ka dalë boja dhe ju ka ikur koha kur me premtime të kota, mashtrime, rrena. Me dredhi e kanë mashtruar popullin dhe në veçanti votuesin. Këto banda kane dhënë shpirt dhe vetëm e mashtrojnë popullin që për 20 vjet vetëm kanë vjedhur dhe sot askënd më nuk mund të mashtrosh. Populli në fillim i besoi se dolën nga lufta, mirëpo kur më vonë e kuptuan se vetë këta kryebanditët e këtyre bandave politike u bënë hajnat më të mëdhenj dhe jo vetëm në Kosove,po në tërë Ballkanin, nuk i beson më askush. Nuk është lehtë të ju thuash publikisht se janë krye hajnat e këtyre bandave politike, dhe unë e ripërsërisë se këta kryebanditët e bandave politike, e vodhën Kosovën më zi se shkau dhe çetnikët e Drazh Mihajlit. Vodhën në arsim, vodhën në infrastruktur, vodhën edhe në gjakun e dëshmorëve të kombit. Dhe mendoni se a i beson më sot kush këta. Jo kurrë!.

Këta hajna dhe tyxhar me mashtrime dhe me hajni shumë shpejtë u bënë super milionerë dhe siguruan pasuri për 20-30 breza. Populli i ka parë dhe prandaj i ndëshkoi me votë. Kush e vodhi më shumë buxhetin e shtetit se këta banda që e kishin pushtetin për 20 vjet. Këta banda të organizuara mirë të kanaleve të nëntokës kriminale mendonin se populli është si thasët me kashtë dhe nuk kuptojnë. Mirëpo,populli tashmë ia ka vënë gishtin kokës dhe nuk u beson me premtimeve të tyre. Dhe, nga sëmundja e tyre për pushtet marrin disa sondazhe kinse për të mashtruar popullin. Ne jemi rritur,ne do të fitojmë dhe lloj-lloj paturpësish të tyre që nuk u beson askush, bile as që i beson ndonjë hajvan, por këta e kanë në gjak hajnin dhe pushtetin e jo shtetin: Po, këta faqezinj nuk kanë turp, nuk lënë gjë pa u bërë vetëm për pushtet e hajni. Këta langonj lehin se për atë punë paguhen. Sa të jetë toka e qielli këto banda nuk mundë të marrin pushtet në Kosovë!

E di kur mund të marrin vetë me pazare të pista dhe hajni. Shikoni tani për tani si lehin si qentë, shahen në rrënjë e në degë, shahen edhe në gra shtrati dhe ju garantoj, po erdhi puna për pushtet jo vetëm që i harrojnë këto sharje, po vërtetë e japin gjithçka për tu bërë bashkë dhe nuk kanë gajle. Dhe veni re a po del kjo që po e them me plot kuptimin e fjalës,sepse këta janë dilinxhi, hajna,të pafytyrë.. Përndryshe a ka turp më të madh, pa qenë i sëmurë mental, vetëm të mendosh se do vijnë në pushtet edhe ca banda si NISMA, AAK, dhe ajo AKR-ja. Merreni me mend, këto jo vetëm që nuk do e kalojnë pragun, por do bëhen horë. AAK-ja edhe në qoftë se e kalon pragun, Ramushi do jep dorëheqjen se më u bë gaz i botës dhe populli po luajnë me të si me arushën, do të duhej t´i lëshoj shkamin ati gjakovarit që dinë me dredh edhe me zhdredh, si ka vdekur Çakorri edhe Ramushi ka vdekur përgjithmonë, e kam fjalën politikisht.

Po ashtu është çmenduri i llojit të vetë të mendosh se NISMA do fitoj gjë, dhe a ka turp më të madh në këtë shekull të mendon dikush se mund të fitoj ajo AKR-ja-BAUSHTELLA E KAZAKISTANIT, po a dini se vetëm të mendon kështu njeriu bënë veprën penale. Kot e kanë, populli më nuk mashtrohet vetëm se i druhem të mos vi puna deri te pazari në fund se po erdhi pazari këta për pushtet japin edhe familjet e tyre, vetëm që të vijnë në krye të shtetit dhe të hajnisë. Këtë që po e them, ju lutem, ta mbani mend mirë dhe do flasim më vonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".