Richarlison kërkon të dënohet tifozi racist që gjuajti banane në fushë afër tij

  • S.A /
  • 28 September 2022 - 13:46
Richarlison kërkon të dënohet tifozi racist që gjuajti banane në fushë afër tij

Richarlison është bërë lojtari i fundit i Brazilit që është përballur me fyerje raciste. Sulmuesi brazilian e shënoi golin e pestë për Brazilin në fitoren 5:1 ndaj Tunizisë në Paris të Francës.

Sulmuesi i Tottenhamit e gjeti golin e dytë të ekipit, por loja u ndërpre përkohësisht për shkak të një incidenti që ndodhi kur ai dhe bashkëlojtarët po festonin në “Parkun e Princave”. Ish-futbollisti i Evertonit kërkon nga autoritetet franceze që ta gjejnë tifozin që e hodhi bananen dhe ta ndëshkojnë atë.

“Unë isha duke biseduar me Firminon dhe i thash që e falënderoj Zotin që nuk më la ta shihja atë episod pasi nuk e di se çka do të bëja në atë moment. Shpresoj që ai tifoz të gjendet dhe të dënohet.

“Është e vështirë, është e rëndë. Ne e pamë se çka i ndodhi Vinicius Jr së fundmi dhe tash, brenda stadiumit. Shpresoj që tifozi të dënohet dhe ky incident t’i mësojë njerëzit tjerë që mos ta bëjnë këtë”, përfundoi Richarlison. 

(Kosova Sot Online )