Sulmuesi slloven shënon gol spektakolar “alla Van Basten”

  • S.A /
  • 28 September 2022 - 13:57
Sulmuesi slloven shënon gol spektakolar “alla Van Basten”

Benjamin Sesko ishte protagonist në xhiron e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve. Sulmuesi slloven në fakt e realizoi një gol spektakolar në barazimin 1:1 ndaj Suedisë. 19 vjeçari e mori një top nga Stojanovic dhe shënoi gol maestral në stilin volej, duke na kujtuar golin e famshëm dhe të paharrueshëm të Van Bastenit. Ky pa dyshim se mund të konsiderohet si goli më i bukur i kësaj xhiroje.

Sllovenia është pjesë e Grupit 4 të Ligës B, të cilin e mbylli në pozitën e tretë. Pa dyshim, sulmuesi i Salzburgut nuk do ta harrojë kurrë golin e mbrëmshëm. 

(Kosova Sot Online )