UEFA me njoftim të qartë: Pesë çifte nuk mund të përballen në kualifikueset për Euro 2024, Kosovës i ndalohet të luaj me dy shtete

  • S.A /
  • 29 September 2022 - 11:47
UEFA me njoftim të qartë: Pesë çifte nuk mund të përballen në kualifikueset për Euro 2024, Kosovës i ndalohet të luaj me dy shtete

Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe tani ekipet kombëtare janë duke pritur shortin kualifikues. Shorti për grupet e kualifikimeve për në Euro 2024 do të tërhiqet më 9 tetor në Frankfurt të Gjermanisë. Në këtë short do të marrin pjesë 53 ekipe kombëtare nga Evropa ku do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e mundshëm. Megjithatë janë disa shtete që UEFA ua ndalon të përballen në kualifikuese për në Kampionatin Evropian apo atë Botëror. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë me ditur pesë përballjet të cilat nuk do të ndodhin në këto kualifikuese shkaku i konflikteve që kanë shtetet.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të bie në grup me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën shkaku për të evituar çdo konflikt të mundshëm dhe për arsyen se as Serbia e as Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë tonë. Në grup të njëjtë nuk mund të bien as Armenia me Azerbajxhanin shkaku i konfliktit që kanë dy shtetet.

Përballjet tjera që janë të ndaluara janë edhe Bjellorusi – Ukrainë dhe Gjibraltar – Spanjë.

Më poshtë keni të gjitha vazot për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Gjermani 2024:

Gjysmëfinalistët e Ligës së Kombeve (Do të vendosen në grupe me pesë skuadra)
Holanda
Kroacia
Spanja
Itali

Vazo 1
Danimarkë
Portugali
Belgjikë
Hungari
Zvicër
Poloni

Vazo 2
Francë
Austri
Çeki
Angli
Uells
Izrael
Bosnje dhe Hercegovinë
Serbi
Skoci
Finlandë

Vazo 3
Ukraina
Islanda
Norvegji
Sllovenia
Republika e Irlandës
Shqipëri
Mali i Zi
Rumani
Suedi
Armenia

Vazo 4
Gjeorgjia
Greqia
Turqia
Kazakistani
Luksemburgu
Azerbajxhani
Kosovë
Bullgaria
Ishujt Faroe
Maqedonia e Veriut

Vazo 5
Sllovakia
Irlanda Veriore
Qipro
Bjellorusia
Lituani
Gjibraltar
Estoni
Letoni
Moldavi
Malta

Vazo 6
Andorra
San Marino
Lihtenshtajni. 

(Kosova Sot Online )