Milanit 60 milionë euro për rinovimin e kontratës me Leaon

  • S.A /
  • 29 September 2022 - 15:12
Milanit  60 milionë euro për rinovimin e  kontratës me Leaon

Rafael Leao është padyshim lojtari kryesor i Milanit, por edhe ndër më të mirët në Serie A.Sulmuesi portugez është në top formë dhe ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Milanin. Rossonerët duan t’ia vazhdojnë kontratën yllit të skuadrës, por nuk është aspak një operacion i lehtë. 23-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka asituar në pesë të tjerë në tetë ndeshje këtë edicion. Drejtuesit e klubit italian po punojnë t’ia vazhdojnë kontratën, por nuk e kanë aspak lehtë pasi kërkesat e portugezit janë të larta.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Leao i ka bërë të qartë Milanit se dëshiron një pagë me tetë milionë euro neto në sezon si dhe në rast rinovimi kampioni italian duhet t’i paguajë Sporting Lisbonës 20 milionë euro, shumë që portugezi e ka humbur në gjykatë nga ish-klubi i tij.  Kërkesa e Leao është jashtëzakonisht e lartë për Milanin dhe Rossonerët duhet të vendosin nëse do t’ia plotësojnë kërkesat yllit të tyre. Kujtojmë që Leao po kërkohet nga top klubet evropiane si PSG, Chelsea, Manchester City e Manchester United

(Kosova Sot Online )