Roma e bind Zaniolon për kontratë, italian do të jetë ndër më të paguarit në klub

  • S.A /
  • 03 October 2022 - 09:22
Roma e bind Zaniolon për kontratë, italian do të jetë ndër më të paguarit në klub

Nicolo Zaniolo është njëri nga talentet italianë më të vlerësuar në Evropë. Sulmuesi anësorë ishte pranë largimit nga Roma në verë pasi shumë skuadra kishin shprehur interesim për të.

Megjithatë Roma e bindi yllin italian të mbetet në Olimpico dhe tani po negociojnë palët për kontratë të re.

Calciomercato ka raportuar se Zaniolo është pajtuar që të vazhdoj kontratën me Romën edhe për pesë vite të tjera.

23-vjeçari do të fitoj edhe një pagë të konsiderueshme prej katër milionë euro neto në sezon, duke u bërë ndër më të paguarit në klub së bashku me Lorenzo Pellegrinin, Tammy Abraham e Ginni Wijnaldum.

Zyrtarizimi i kontratës së re mes palëve pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Juventus, PSG, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich ishin skuadrat e interesuara për yllin italian.

(Kosova Sot Online )