Inzaghi: E prisnim qe një kohë të gjatë një natë si kjo

  • S.A /
  • 05 October 2022 - 08:34
Inzaghi: E prisnim qe një kohë të gjatë një natë si kjo

Simone Inzaghi ndihet mjaft i lumtur me fitoren e Interit ndaj Barcelonës, të arritur mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurri” i mposhtën “Blaugrana” me rezultat minimal 1:0 falë golit të Hakan Calhanoglut, të shënuar në pjesën e parë.Trajneri italian thotë se Zikaltrit po e prisnin qe një kohë të gjatë një natë si kjo.

“Nuk ishte e papritur, ishte një mundësi e madhe kundër njërës prej skuadrave më të forta në botë. E bëmë lojën që është dashur ta bënim: taktikë, përcaktim dhe vendosmëri. E prisnim qe shumë kohë një natë si kjo, por ende s’kemi bërë asgjë. Jam i kënaqur me lojtarët, klubin, tifozët… Duhet të jetë veç fillimi, por është një natë e rëndësishme që do të mbetet në mendjet tona”, u shpreh trajneri i Interit për “Sky Sport”.“Unë isha i dëshpëruar me humbjen nga Roma sepse bëmë lojë të mirë.

E net si kjo e sontmja na bëjnë mirë. Ky mund të jetë një rifillim. Barça është e fortë, e kemi studiuar, por kjo skuadër ‘live’ është edhe më e fortë. Unë s’kam bërë kurrfarë hakmarrjeje. Ne jemi Interi, është një moment i vështirë sa u përket rezultateve, por e pash një skuadër kompakte, të bashkuar, e cila lufton së bashku. Në të kundërtën, nuk do të mundë të fitonim lojë si kjo”, përfundoi Inzaghi. 

(Kosova Sot Online )