Xavi ankohet në referim: Na u bë padrejtësi, kërkoj sqarim

  • S.A /
  • 05 October 2022 - 08:59
Xavi ankohet në referim: Na u bë padrejtësi, kërkoj sqarim

Xavi Hernandez është ankuar në referim pas humbjes së mbrëmshme nga Interi në Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll e ka komentuar vendimin kontrovers të sistemit VAR kur nuk i dha penallti ekipit të tij kur Denzel Dumfries i vendësve e preku topin me dorë në zonën e rreptësisë. Ky është truku sekret për këdo që të humbasë 1.23 kg në ditë. Gjithashtu, Barçës iu anulua edhe një gol përmes sistemit VAR pasi Ansu Fati e kishte prekur topin me dorë para se të realizonte Pedri.

“Gjyqtari duhet të na shpjegojë se përse i mori ato vendime, nëse ka bërë gabime. Kjo do t’i humanizonte shumë më tepër gabimet”, deklaroi fillimisht Xavi.

“Sot jam shumë i palumtur. Ndiej se kishte një padrejtësi reale”, vazhdoi trajneri katalunas.

Barça mbetet në vendin e tretë në Grupin C me 3 pikë dhe rrezikon të përfundojë në Europa League. 

(Kosova Sot Online )