Calhanoglu: Onana më këshilloi të gjuaja në pjesën e portës që e ka dobësi Ter Stegen

  • S.A /
  • 05 October 2022 - 09:06
Calhanoglu: Onana më këshilloi të gjuaja në pjesën e portës që e ka dobësi Ter Stegen

Hakan Calhanoglu e ka komentuar fitoren e madhe ndaj Barcelonës dhe golin e shënuar nga vetë ai, i cili në fund doli të ishte vendimtar për Interin. Ai madje e ka treguar një sekret, i cili ia mundësoi atij ta shënonte golin e tri pikëve. 

“Sot kemi punuar mjaft mirë si skuadër, sigurisht e kemi ndier humbjen nga Roma, ku ndoshta meritonim më shumë. E merituam fitoren sonte”, deklaroi fillimisht mesfushori ofanziv për “Inter TV”, përcjell “Gazeta Express”.

“Goli? Para lojës, Onana më këshilloi të gjuaja në atë pjesë të portës ku Ter Stegen është më i dobët. Për fat, topi shkoi brenda dhe fituam”, u shpreh tutje ish-futbollisti i Milanit.

Interi e ruajti këtë epërsi deri në fund dhe i fitoi tri pikë të rëndësishme, duke e marrë pozitën e dytë në tabelë me 6 pikë, tri më shumë se Barça, me të cilën do të përballet javën tjetër në Camp Nou.

(Kosova Sot Online )