Parashikimi dhe formacionet e mundshme: Chelsea – Milan

  • S.A /
  • 05 October 2022 - 11:16
Parashikimi dhe formacionet e mundshme: Chelsea – Milan

Chelsea dhe Milani përballet sot (e mërkurë) në kuadër të rrethit të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.

Për këtë takim, The Blues do të jenë pa N’Golo Kanten që është i lënduar, derisa në dyshime janë Marc Cucurealla, Jorginho, Edouard Mendy dhe Kai Havertz.

Në anën tjetër, Rossonerët do të ketë më shumë mungesa si, Mike Maignan, Theo Hernandez, Alessandro Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Alexis Saelemaekers, Divock Origi, Sion Kjaer dhe Davide Calabria.

Analizë

Chelsea

Graham Potter ka luajtur me katër mbrojtës për të dyja ndeshjet e tij të para në Chelsea, kështu që pritet e njëjta gjë edhe në këtë ndeshje.

Conor Gallagher mund të fillojë pasi realizojë një gol vendimtar kundër ish-klubit të tij Crystal Palaces, si dhe Christian Pulisic që ishte asistuesit.

N’Golo Kante dhe Edouard Mendy janë stërvitur këtë javë, por vetëm ky i fundit do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen.

Një infeksion në fyt e mbajti Marc Cucurellan jashtë fushe në fundjavën që shkoi, por që atëherë ai ka stërvitur. Kai Havertz do të ketë nevojë për vlerësim për një lëndim të lehtë së bashku me Jorginhon.

Milan

Stefano Pioli ka një skuadër shumë të goditur nga lëndimet në udhëtimin e tyre në Stamford Bridge. Ai do të jetë pa Mike Miagnan, Theo Hernandez, Divock Origi, Alessandro Florenzi dhe sulmuesin veteran Zlatan Ibrahimovic.

Tre lojtarë të tjerë, Davide Calabria, Alexis Saelemaekers dhe Simon Kjaer me gjasë nuk do të mund të luajnë.

Ante Rebic doli nga bankina për të shënuar kundër Empolit, dhe duhet të fillojë në këtë ndeshje.

Parashikim

Chelsea pritet të fitojë minimalisht ndaj Milanit.

Formacionet e mundshme

Chelsea: Arrizabagala, Chilwell, Silva, Fofana, James. Gallagher, Kovacic, Mount, Pulisic, Sterling, Aubameyang.

Milan: Tatarusanu, Ballo-Toure, Tomori, Kalulu, Dest, Tonali, Bennacer, Leao, Ketelaere, Rebic, Giroud.

(Kosova Sot Online )