Nuk duhet lejuar me manovrimet kriminale të shtetit serb, njohja e Kosovës është zgjidhja e vetme

Nuk duhet lejuar me manovrimet kriminale të shtetit serb, njohja e Kosovës është zgjidhja e vetme
Nuk duhet lejuar me manovrimet kriminale të shtetit serb, njohja e Kosovës është zgjidhja e vetme

Muhamet Kelmendi

  • 05 October 2022 - 07:56

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

SHBA-të historikisht kanë qëndrim real sa i përket çështjes së dialogut dhe të zgjidhjes së raporteve me shtetin serb.

Mirëpo dallimet me BE-në akoma janë të mëdha sepse në BE nuk ka qëndrim unifikues për raportet me shtetin serb.

Dialogu paraqitet si fakt dhe akt i vetëm për zgjidhjen e çështjes në këtë anë, por duke kërkuar një asociacion të gjerë për minoritetin serb në Kosovë.

-SHBA-të janë të qarta. Edhe asociacionin e parashikojnë më shumë si shoqatë dhe kurrsesi si mjet për pushtet.

Zonja Bush, ish ambasadore në Ballkan, tha:

"Veprimi më i mirë për Serbinë do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës, në vend të zvarritjes së një procesi të bisedimeve (...). Nuk do të futet automatikisht Serbia në BE, por do të lehtësojë shumë tensionet në rajon dhe i tërë rajoni do të ecë përpara (...)". Kjo çështje kështu është e drejtë.

Natyrisht se rajoni do të qetësohet, por, problemi është se kështu kjo po varet nga BE. BE nuk ka qëndrim unik për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi. Dallimet midis shteteve gjermano folëse dhe atyre franko folëse janë të mëdha. Ka edhe shtete në BE që fare nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Pengesa m e madhe për stërzgjatjen e dialogut me Serbinë është pikërisht BE. Mos njohja e shtetit të Kosovës nga BE dhe futja e z.Borel dhe të z. Lajqak në ndërmjetësim ka krijuar probleme. Këta të dy nuk e përcaktuan kurrë Kosovën me status të shtetit. Kjo vinte kështu nga BE dhe Franca me shtete tjera. Dialogu u bë me status të pazgjidhur dhe nuk u kërkua njohja e shtetit. Kjo e zgjati procesin dhe e forcoj shumë shtetin serb. Këtu është baza e mos zgjidhjes së çështjes Kosovë -Serbi.

Shpresohet se kjo ka ndryshuar. Besohet se edhe Franca, si Gjermania, del me shtet në bazë të dialogut. Këtu ka qartësi të SHBA-të. Dialogu fiton bazament: Kosova është shtet dhe mbi këtë bazë flitet për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje. Me këtë bazë shkurtohen dilemat dhe zgjidhet çështja delikate në Ballkan. Nuk duhet lejuar me manovrimet kriminale të shtetit serb. Koha nuk pret. Çështja kërkon zgjidhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".